AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15
ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë edhe inxhinierët e “Mercedes”-it. “Skuderia” italiane është duke punuar shumë që pilotit britanik t’i sjellë një skuadër të fortë përreth për sezonin 2025.
E përditshmja e njohur sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të shtunën se inxhinierët Luak Serra dhe Rikardo Muskoni, po ashtu pritet të kalojnë nga skuadra e “Mercedes”-it në “Maranelo”, bashkë me 7-herë “kampionin” e Formulës 1.
“Ferrari” po synon që të jetë kandidat serioz për titullin e kampiones në Formula 1, titull të cilin është duke e pritur prej vitit 2007. Të enjten, “Ferrari” dhe “Mercedes”-i njoftuan se rekordmeni Hemiltoni do të ndryshojë mjedis për edicionin e ardhshëm.
39-vjeçari nënshkroi kontratë me italianët për disa vjet, ndërsa ishte pjesë e “Mercedes”-it prej vitit 2013 dhe do të largohet nga skuadra gjermane në fund të Botërorit të këtij viti.