AlbanianSport.com 19/01/2019 23:35
ASNN – Bota e shfaqjeve të kafshëve ka një yll të ri shumë të vlerësuar në botën e modës. “Rosko” është bulldogu anglez i pilotit të Formula 1, Ljuis Hamilton, i cili përveç të qenit një nga kafshët e tij, është bërë edhe burim i të ardhurave për bukurinë e tij.
“Roskoja” i përket një agjencie dedikuar botës së reklamave. Bulldogu është një model dhe për çdo shfaqje të tij, është miratuar shuma prej 700 euro. “Roskoja tani është pjesë e një agjencie modelimi, ku përballet me 10-15 bulldogë të tjerë”, – sqaroi Hemiltoni.
“Ata thanë se kishin nevojë për një bulldog për të reklamuar një produkt”, – shtoi kampioni i botës. Roskoja ka një vëlla, Kokon. Dy qentë janë miq të shkëlqyeshëm të pilotit të Formula 1.
Ata jetojnë me të dhe e shoqërojnë atë çdo kampionat botëror që ai merr pjesë. Përveç kësaj, ata kanë llogarinë e tyre në rrjetin social “Instagram”, që tashmë ka më shumë se 145,000 ndjekës.