AlbanianSport.com 29/03/2019 13:30
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit ka dhënë verdiktin e parë të këtij sezoni dhe bëhet fjalë për nivelin e dytë të Kategorisë së Parë të femrave që njihet si Grupi B, atje ku fitues është shpallur Skënderbeu, që ngjitet kështu sezonin e ardhshëm një kategori më lart, në grupin A.
Ky grup ka mbyllur sezonin e tij të rregullt, në përfundim të fazës së 4-t, ku të 4 skuadrat u ndeshen nga 4 herë me sistem lige, me njëra-tjetrën dhe korçaret e mbyllën me pikë të barabarta me Apoloninë. Vendimtare në kualifikimin përfundimtar ishin ndeshjet direkte ndërmjet Skënderbeut dhe Apolonisë.
Skënderbeu shpallet fitues si pasojë e pikëverazhit më të mirë, ndërsa Apolonia e trajneres Elsa Goga do të jetë ekipi që do te luaj “play-out” me vendin e 5-të të grupit A të Kategorisë së Parë. Më poshtë po ju sjellim edhe përbërjen e skuadrës së këtij sezoni të basketbollit të femrave të Skënderbeut.
Ekipi Skënderbeut: Arula HYSENLLARI, Maria LOÇI, Rafaela LOÇI, Enkeleda LLAZAR, Iris MYZEQARI, Marina PËLLUMBI, Stela SHALLO, Gisela DEMIRAS, Fatjona HARIS, Emi JAHOLLARI, Enxhi MYZEQARI, Ornela LALAJ. Trajner: Bruno TOPI
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Grupi B
Renditja përfundimtare
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp +/- Pikë
- Skënderbeu 12 10 2 877-647 230 22
- Apolonia 12 10 2 868-659 209 22
- Partizani 12 4 8 792-824 -32 16
- Kamza 12 0 12 505-912 -407 12
* Skënderbeu kalon në grupin A të Kategorisë së Parë
* Apolonia përballet në “play-out: me vendin e 5-të të grupit A të Kategorisë së Parë