AlbanianSport.com 14.05.2015 13:55
ASNN – Kategoria Superiore diskuton në javët e fundit të saj titullin, Kupat e Evropës dhe mbijetesën. Gara e fortë që zgjat prej 34 javësh ende nuk u ka dhënë plotësisht zgjidhje gjithë këtyre objektivave. Skënderbeu është shumë pranë titullit të pestë “kampion” radhazi, por matematika nuk ia lejon ende.
Një fitore me Flamurtarin në takimin e radhës do të shuante çdo dilemë. Ndërkohë, matematikisht shpresojnë edhe Kukësi dhe Tirana që do të përballen me njëra-tjetrën në fundjavë në Stadiumin “Zeqir Ymeri”. Këto ekipe, së bashku me Partizanin dhe Laçin, mund t’i sigurojnë ende Kupat e Evropës nga kampionati.
Java e 35-të mund të jetë vendimtare për objektivat e fundit të sezonit. Flamurtari dhe Vllaznia nuk kanë më synime dhe po punojnë për sezonin e ardhshëm, ndërsa Elbasani është rikthyer në Kategorinë e Parë. Një sfidë direkte për mbijetesë është ajo midis Teutës dhe Apolonisë.
Fitorja do të shpëtonte ekipin durrsak dhe do të ndëshkonte atë fierak, pasi diferenca mes tyre është vetëm 1 pikë. “Djemve të Detit” do t’u mjaftonte edhe barazimi, ndërsa myzeqarëve u bën punë vetëm fitorja. Sidoqoftë, duhet theksuar se ky sezon i Kategorisë Superiore ka qenë më i interesanti i viteve të fundit.
Kategoria Superiore
Java e 35-të
(9 maj 2015)
Të shtunën:
Partizani – Vllaznia (17:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Kukësi – Tirana (17:00)
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Skënderbeu – Flamurtari (17:00)
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Laçi – Elbasani (17:00)
Stadiumi i Laçit
Teuta – Apolonia (17:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 34 22 7 5 54-18 73
- Kukësi 34 21 6 7 53-25 69
- Tirana 34 20 8 6 45-23 68
- Partizani 34 20 7 7 38-24 67
- Laçi 34 18 9 7 40-18 63
- Flamurtari 34 10 8 16 28-33 38
- Vllaznia 34 11 5 18 27-38 35
- Teuta 34 8 2 24 30-53 26
- Apolonia 34 7 4 23 18-51 25
10. Elbasani 34 4 2 28 19-69 14