AlbanianSport.com 24.04.2016 08:35
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka mbyllur të shtunën javën e tij të 19-të, që është edhe java e parafundit e fazës së rregullt, përpara nisjes së fazës së “play-off”-it final për titullin “kampion”.
Në takimin e parë, të zhvilluar të premten, Teuta ka treguar forcën e saj ndaj Partizanin në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, teksa e ka mundur 90-64. Diferencat janë bërë të dukshme që në periodën e parë, ndërsa Bruno Daliu është vendimtar me pikët e tij.
Mbyllet 90-64 për Teutën, që kështu forcon dhe më shumë pozicionin e vet në renditje duke qenë në vendin e katërt, kurse të kuqtë e Ismetit, për fatin e tyre të keq, tashmë janë në Kategorinë e Parë.
Të shtunën, Kamza Basket ka fituar pa shumë mund, 72-50, ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe ka mbajtur kreun e renditjes. Nga ana e tij, Flamurtari tashmë do të ndeshet me Superiorin në “play-out” për të qëndruar në Superligë.
Po të shtunën është luajtuar Vllaznia-Tirana ishte ndeshja e fundit që basketbollistët shkodranë zhvillojnë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, në prag të fazës finale për titull “kampion”.
Epërsia e miqve, të cilët dominuan dukshëm në fushën e lojës për dy pjesët e para, e ka bërë me “dhimbje koke” trajnerin Gjeça, por Vllaznia arrin të përmbysë gjithçka në favor të saj në dy gjysmat e tjera dhe fiton me shifrat përfundimtare 71-66.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 19-të
(22-23 prill 2016)
Të premten:
Partizani – Teuta 64-90
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket 50-72
Vllaznia – Tirana 71-66
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 19 17 2 1378-1126 36
- Vllaznia 19 15 4 1374-1187 34
- Tirana 19 12 7 1467-1244 31
- Teuta 19 9 10 1414-1349 28
- Flamurtari 19 3 16 1055-1535 22
- Partizani 19 1 18 1165-1402 20