Gjergj Vyshka 04.11.2016 12:05
Java e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra ka nisur në mënyrë krejt të papritur me ndeshjen në Sallën Sportive të Bathores, atje ku Kamza Basket është mundur nga Elbasani.
Kështu, në mënyrë krejt të papritur dhe pa kujtuar, kuptohet Federata Shqiptare e Basketbollit e ka ditur, por nuk ka pasur dëshirë të lajmërojë, të mërkurën është luajtur ndeshja e parë e javës së 4-t për femra.
Bëhet fjalë për Kamza Basket-Elbasani, të cilën skuadra e Elvira Xhyrës e ka fituar 53-88. Ajo që të vjen keq është fakti se vijohet me pikë nga “xhepi” për skuadrën e Maksim Kristos.
Herë me dëshirën e të dy skuadrave siç dhe ndodhi në ndeshjen Tirana-Kamza Basket 100-46 në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” dy javë më parë në kryeqytet, e herë me prishje të tabelës në pjesën e katërt.
Një gjë që nuk e ndihmon Kamza Basket të rritet, përkundrazi humbjet e saj, apo, më keq akoma, dëshira për t’i luajtur ndeshjet pa e ditur njeri, e bëjnë këtë skuadër me “njolla”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(2-5 nëntor 2016)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Elbasani 53-88
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari ora 12:00
Apolonia – Skënderbeu ora 16:00
Tirana – Studenti ora 17:00
Goga Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Flamurtari 3 3 0 219-164 6
- Elbasani 4 2 2 303-267 6
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Studenti 2 2 0 137-97 4
- Vllaznia 3 1 2 196-205 4
- Kamza Basket 4 0 4 205-370 4
- Apolonia 3 0 3 176-278 3
- Skënderbeu 2 0 2 102-128 2
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 4-t
(4-5 nëntor 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Tirana ora 19:00
Kamza Basket – Vllaznia ora 19:00
Të shtunën:
Flamurtari – Teuta ora 18:00
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(5 nëntor 2016)
Të shtunën:
Tirana Eagles Basket – Partizani ora 19:00
Skënderbeu – Elbasani ora 15:00
Apolonia pushim