AlbanianSport.com 12.09.2016 13:25
ASNN – Luhen sot dy ndeshjet e fundit të javës së dytë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Duke nisur nga ora 16:00, në Stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit luhet ndeshja mes skuadrës vendase dhe Teutës së Durrësit.
Takimi i fundit është ai i orës 19:00, ku Partizani do të presë në “Elbasan Arena” Vllazninë e Shkodrës. Ky takim, që është edhe më i spikaturi i javës së dytë, do të sillet për sportdashësit drejtpërdejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Gjate ditës së diel u luajtën 3 takimet e tjera. Skënderbeu ka fituar ndaj Korabit me rezultatin 2-0, Flamurtari mundi thellë Luftëtarin, me shifrat 5-0 , ndërsa Tirana dhe Laçi janë ndarë në barazim, pa gola.
Në renditjen paraprake të javës së dytë, Kategoria Superiore kryesohet nga Skënderbeu me dy fitore, në vend të dyte është Flamurtari, me një fitore e një barazim, ndërsa tabela mbyllet nga Luftëtari, që i ka humbur të dy ndeshjet.
Kategoria Superiore
Java e dytë
Të dielën, 11 shtator 2016
Korabi – Skënderbeu 0-2
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Laçi – Tirana 0-0
Stadiumi i Laçit
Flamurtari – Luftëtari 5-0
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Të hënën, 11 shtator 2016
Kukësi – Teuta (16:00)
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Partizani – Vllaznia (19:00)
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan