Java e 26-të, aty ku nis të përvijohet ndarja e skajeve të renditjes

Share Button

AlbanianSport.com 28/03/2019 17:10

ASNN – Rikthehet Superiorja, kryendeshja e titullit në Shkodër, fundtabela në provën e madhe të forcës. Java e 26-të e Kategorisë Superiore do të nisë të premten me një kryeduel që ka vlerë vendimtare për fatet e titullit këtë edicion, Kukësi-Partizani, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës në orën 18:00. Është një përplasje që, ose e “vret” kampionatin (nëse fiton Partizani), ose e hap garën e titullit dhe i jep shans Kukësit nëse fitojnë verilindorët.

Në këtë ndeshje nuk ka kompromis, përveçse betejë dhe fituesi merr vlerë morale për fatet e këtij sezoni. Kjo do të jetë ndeshja e vetme e së premtes, sepse ndeshjet e tjera të javës së 26-të do të luhen të shtunën. Do të jenë tre takime, pasi dihet që njëra nuk zhvillohet, si pasojë e përjashtimit të Kamzës nga gara. E lumtura e kësaj jave është skuadra e skuadra e Flamurtarit, e cila do të marrë tri pikë në tavolinë, për të pritur e qetë fundin e ndeshjeve të skuadrave rivale.

Padyshim, Tirana-Laçi është ndoshta ndeshja më e fortë dhe emocionuese e së shtunës, e cila luhet në orën 17:00. Përplasen dy skuadra që kanë pak a shumë të njëjtin nivel, por Laçi është në pozita më të mira, kurse Tiranës i duhet fitorja për t’i ikur përfundimisht zonës së ftohtë. Nga ana tjetër, ky duel është emocionues pasi vihen përballë teknikët kryeqytetas Ardian Mema dhe Sulejman Starova, por i pari është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje.

Është një ndeshje ku barazimi nuk i bën punë asnjërës skuadër, prandaj do të jetë duel i luftuar. Një tjetër ndeshje e fortë do të jetë ajo e Gjirokastrës që zhvillohet të shtunën në mesditë (14:00), ku Luftëtari pret Skënderbeun. Është një duel ku të dy kampet duan me patjetër fitoren, sidomos gjirokastritët, që ndodhen në vend të parafundit dhe duan të shkëputen sa më shumë nga Kastrioti rival i fundtabelës. Korçarët duan gjithashtu 3 pikët për të mbajtur ritmin e kryesuesve.

Por edhe me shpresën se CAS”-i i Lozanës do t’u japë pafajësi dhe ata mund të kapin pjesëmarrjen në Ligën e Evropës si vend i tretë në renditje. Një pozicion që është i hapur, sepse diferenca me Teutën që e mban aktualisht këtë pozicion është vetëm 3pikë (40-37). Vetë durrsakët do të kenë një provë “zjarri” me Kastriotin. Ecuria në fazën e tretë ka qenë mjaft e dobët për Teutën e trajnerit Bled Shkëmbi, prandaj u duhet medoemos fitorja.

Kurse krutanët duan të mbajnë ritmin e javëve të fundit, ku kanë impresionuar me paraqitjen e tyre dhe rezultatet e marra, sepse po kërcënojnë Luftëtarin dhe Tiranën që renditen para tyre. Një fitore në Durrës mund t’i jepte Kastriotit shanse serioze për të mbijetuar në elitë. Pra skuadrat e fundtabelës, që janë Tirana, Luftëtari dhe Kastrioti, kanë këtë javë duele vendimtare për pozitat e tyre. Fituesit shkëputen dhe i lënë “targën” zonës së ftohtë, në të kundërt rrezikojnë mbijetesën dhe formula e garës e mundëson shtimin  ankthit deri në javën e fundit.

 

Kategoria Superiore

 

Java e 26-të

 

Të premten, 29 mars 2019:

Kukësi – Partizani                (18:00)

 

Të shtunën, 30 mars 2019:

Luftëtari – Skënderbeu        (14:00)

Tirana – Laçi                          (17:00)

Teuta – Kastrioti                    (17:00)

Flamurtari – Kamza              3-0 (në tavolinë)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Partizani        25        16          5          4        29-11              53
  2. Kukësi            25        13          5          7        27-16              44
  3. Teuta              25        10        10          5        30-22              40
  4. Skënderbeu  25        11          4        10        27-23              37
  5. Laçi                 25          9        10          6        20-19              37
  6. Flamurtari      25          9          8          8        21-19              35
  7. Tirana             25          7          8        10        28-26              29
  8. Luftëtari         25          8          4        13        23-30              28
  9. Kastrioti          25          7          3        15        22-41              24
  10. Kamza 25          4          5        16        13-33              17

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh