AlbanianSport.com 28.02.2015 18:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit ka luajtur sot ndeshjet e javës së 24-ttë Kategorisë Superiore dhe ato të javës së 16-të të Kategorisë së Parë.
Në Kategorinë Superiore, 3 prej takimeve janë luajtur duke nisur nga ora 14:00 dhe Apolonia ka pritur në Fier Kukësin, në takimin që u mbyll në barazim 2-2.
Skënderbeu ka qenë mysafir në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën, ku ka fituar minimalisht, 1-0.
Kurse në Shkodër, Vllaznia është ndeshur me Elbasanin, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1.
Duke nisur nga ora 17:00, Flamurtari duhet të ndeshej në Vlorë me Laçin. Por, për shkak të reshjeve të shiut dhe terrenit të rënduar, ky takim është shtyrë për një datë tjetër, që do të caktohet nga FSHF-ja në ditët në vijim.
Ndërsa derbi i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, është shtyrë për t’u luajtur pas dy javësh.
Kukësi kryeson renditjen me 49 pikë, një më tepër sesa Skënderbeu, ndërsa Tirana mban vendin e tretë, me 47 pikë dhe Partizani të 4-tin, me 44 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 24-t
(28 shkurt 2015)
Të shtunën:
Apolonia – Kukësi 2-2
Shënues: Fili 11’, Uzuni 31’ / Lushtaku 83’, Pejiç 90’+3
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Tirana – Partizani (Është shtyrë)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Teuta – Skënderbeu 0-1
Shënues: Shkëmbi 45’+3(11-m.)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Elbasani 1-1
Shënues: Hajdari 39’ / Jontsha 62’
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Laçi (U shty)
Stadiumi “Flamurtari”,
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 24 15 4 5 33-16 49
- Skënderbeu 24 15 6 4 33-11 48
- Tirana 23 14 5 4 30-15 47
- Partizani 23 13 5 5 21-12 44
- Laçi 23 10 8 5 28-15 38
- Flamurtari 23 9 7 7 21-14 34
- Vllaznia 24 9 3 12 21-26 27
- Teuta 24 6 1 17 21-36 19
- Elbasani 24 4 1 19 13-42 13
- Apolonia 24 2 4 18 6-40 10