AlbanianSport.com 09.04.2016 09:45
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka plotësuar javën e 18-të të tij, pasi Flamurtari i ka bërë 18 fitoret në këto 18 javë kampionat, por kjo ndeshje në fakt u luajt në prag të Asamblesë Zgjedhore të Federatës, më 29 mars 2016.
Dy takime të tjera u luajtën dje dhe shkodranet e Rajmond Rashjes kanë konfirmuar se janë me meritë në vendin e tretë në renditje, ndërsa me vetëm shtatë titullare janë në gjendje t’i bëjnë “gjëmën” kujtdo në basketbollin e femrave.
Vllaznia ka mundur Studentin 77-58, ndërsa në takimin tjetër, Tirana ka triumfuar në Bathore me shifrat 67-54, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve, po aq sa kanë edhe shkodranet.
Takimi tjetër i kësaj jave është ai që do të luhet të dielën në Elbasan, midis skuadrës vendase dhe Goga Basket. Flamurtari kryeson me 36 pikë, i ndjekur nga Goga Basket, me 30 pikë, por me një ndeshje më pak.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 18-të
(29 mars & 8-9 prill 2016)
Të martën:
Skënderbeu – Flamurtari 60-73
Të premten:
Studenti – Vllaznia 58-77
Kamza Basket – Tirana 54-67
Të shtunën:
Elbasani – Goga Basket ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 18 18 0 1392-1108 36
- Goga Basket 17 13 4 1397-1106 30
- Vllaznia 18 11 7 1278-1194 29
- Tirana 18 11 7 1309-1261 29
- Skënderbeu 18 6 12 1140-1260 24
- Studenti 18 6 12 1032-1233 24
- Kamza Basket 18 5 13 939-1100 23
- Elbasani 17 1 16 1091-1280 18