AlbanianSport.com 01.05.2016 08:50
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 17-të, që janë karakterizuar nga tensioni. Vllaznia, e cila është rikonfirmuar tashmë “kampione” e “topkëmbës” shqiptare të vajzave, ka korrur fitoren e 17-të në po aq ndeshje, duke mundur Juban Danjën me rezultatin 4-1.
Fitore, por në shifrat 3-0, ka korrur edhe “The Door” në fushën e vet ndaj Teutës, ndërsa takimet Apolonia-Kinostudio dhe Skënderbe-Tirana AS, janë mbyllur në barazim 1-1. Në fakt, ka qenë një “perlë” e Albina Rrahmanit nga një goditje e lirë që i kanë dhënë Skënderbeut barazimin në fund.
Një gol në të 94-ën minutë ka gëzuar korçaret që ndalin Tiranën në Korçë në një ndeshje mes tensionit, me ndërprerje 10-minutëshe të ndeshjes, 6 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq, por vetëm dy gola, nga një për secilën skuadër. Ndërkohë, ndeshja e fundit, AAS-Dajti, nuk ka përfunduar.
Sepse në epërsinë e e vendaseve 2-0 në të 55-ën minutë, është goditur gjyqtarja e lojës nga një prej futbollisteve të Dajtit. Gjë që e ka bërë të pamundur vazhdimin e lojës. Tashmë do të jenë organet disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat do të shqyrtojnë rastin në fjalë.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 17-të
(30 prill 2016)
Të shtunën:
Vllaznia – Juban Danja 4-1
The Door – Teuta 3-0
Apolonia – Kinostudio 1-1
Skënderbeu – Tirana AS 1-1
AAS – Dajti 2-0 (e ndërprerë në minutën e 55-të)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 17 17 0 0 130-2 51
- Kinostudio 17 11 2 4 89-30 35
- Tirana AS 17 11 3 3 74-25 36
- Apolonia 17 10 3 4 66-21 33
- The Door 17 10 3 4 49-29 33
- Juban Danja 17 7 2 8 43-34 23
- Skënderbeu 17 7 1 9 35-53 22
- Teuta 17 2 0 15 13-87 6
- AAS 16 2 0 14 13-107 6
- Dajti 16 0 0 16 4-139 0