AlbanianSport.com 24.04.2016 10:35
ASNN – Të shtunën janë luajtur 4 nga ndeshjet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra, aty ku Vllaznia është konfirmuar që javën e shkuar edhe matematikisht “kampione” e këtij sezoni.
Shkodranet presin sot Skënderbeun e trajnerit Stavrion Lako, ndërsa nga takimet e së shtunës spikati faktin se 3 prej tyre përfunduan me të njëjtin rezultat, 8-0. Me këto shifra, Tirana triumfoi në kryeqytet ndaj AAS.
Ndërkohë, fitore të thellë me këto shifra arriti edhe The Door në fushën e Dajtit, si dhe Apolonia në Durrës ndaj Teutës vendase. Ndërkohë, takimi më i spikatur i javës, ai midis Juban Danjës dhe Kinostudios, u mbyll në barazim 3-3.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 16-të
(23-24 prill 2016)
Të shtunën:
Tirana AS – AAS 8-0
Dajti – The Door 0-8
Teuta – Apolonia 0-8
Juban Danja – Kinostudio 3-3
Të dielën:
Vllaznia – Skënderbeu
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 15 15 0 0 113-1 45
- Kinostudio 16 11 1 4 88-29 34
- Tirana AS 16 11 2 3 73-24 35
- Apolonia 16 10 2 4 65-20 32
- The Door 16 9 3 4 46-29 30
- Juban Danja 16 7 2 7 42-30 23
- Skënderbeu 15 7 0 8 34-39 21
- Teuta 16 2 0 14 13-84 6
- AAS 16 2 0 14 13-107 6
- Dajti 16 0 0 16 4-139 0