AlbanianSport.com 11/02/2018 10:40
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së tij të 11-të, ndërsa Vllaznia, për efekt kalendari, ka qenë pushim. Ndeshja më e spikatur ka qenë dueli i Durrësit midis Erzenit dhe Partizanit, që është fituar nga kryeqytetasit me rezultat 3-1. Skuadra e trajnerit Ylli Tomori e ka marrë setin e parë me shifrat 25-10.
Por ekipi i homologut Ben Sako ka reaguar dhe, duke e fituar setin e dytë bindshëm, me shifrat 25-10, ka dhënë idenë e një kthese të madhe. Por skuadra mike nuk është dorëzuar, duke e fituar setin e 3-të 25-20 dhe, pavarsisht një beteje të fortë në setin e 4-t, që ka shkuar në pikët shtesë, Partizani e fitoi edhe atë 27-25 dhe gjithë ndeshjen me shifrat 3-1.
Me këtë fitore, Partizani, që është ngjitur në kuotën e 27 pikëve, i merr kreun e renditjes Erzenit, që mbetet i dyti, me 25. Në takimet e tjera, Elbasani është mundur në shtëpi nga Studenti në shifrat 0-3. Studenti e mbylli shumë shpejt ndeshjen me një fitore të pastër, duke u rikthyer tek suksesi dhe duke ruajtur vendin e 3-të të renditjes, me 22 pikë.
Kurse Tirana nuk ka bërë asnjë lëshim në shtëpi ndaj Skënderbeut. Pas setit të parë të fituar 25-18, Tirana ka pasur vështirësi në dy setet e tjera, por sidoqoftë i ka fituar ato dhe gjithë ndeshjen në 3 sete. Në takimin e fundit të javës së 11-të, Farka Volej është kthyer tek fitoret në kampionat, ndërsa ka mundur Teutën e vendit të fundit, 3-0, por mbetet në vendin e 6-të të renditjes.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 11-të
(10 shkurt 2018)
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-18, 25-23, 25-23)
Farka Volej – Teuta 3-0
(25-23, 25-14, 25-18)
Elbasani – Studenti 0-3
(14-25, 20-25, 22-25)
Erzeni – Partizani 1-3
(20-25, 25-10, 20-25, 25-27)
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Partizani 10 9 1 27
- Erzeni 10 8 2 25
- Studenti 10 8 2 22
- Tirana 10 7 3 20
- Vllaznia 9 4 5 13
- Farka Volej 10 3 7 10
- Skënderbeu 9 3 6 9
- Elbasani 10 2 8 6
- Teuta 10 0 10 0