AlbanianSport.com 12.02.2017 09:35
ASNN – Partizani “pa nxemje” dhe ka arritur të bëjë fitore të dyfishtë 3-0 si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Djemtë e Ylli Tomorrit kanë mbaruar punë për më pak se një orë me Skënderbeun, që në fakt kishte ardhur i dorëzuar në kryeqytet ende pa hyrë në fushën e lojës.
Partizani ka treguar se do të jetë një “kockë e fortë” si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Dhe me djemtë e ka vërtetuar këtë, ndërsa dje ka shënuar fitoren e 10-të radhazi. Ndërkaq, një disfatë e tillë në shifra, si tek femrat, është përsëritur dhe tek meshkuj bardheblu, kur Tirana është mundur nga Farka Volej, 3-1.
Në takimin e fundit të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, që ka qenë një tjetër derbi, Erzeni ka triumfuar në 3 sete ndaj Teutës në Durrës, duke u rikthyer si sfidante, së bashku me Tiranën, Vllazninë dhe Studentin, për dy vendet e tjera që të çojnë në “play-off”-in final për titull.
Ndërkaq, Studenti i trajnerit Ben Sako ka marrë një fitore sakrifice ndaj Vllaznisë të premten në mbrëmje në Sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa është i falur setit të 5-të, të quajtur ndryshe final, për të triumfuar në një sfidë që sikur nuk do të mbaronte kurrë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 11-të
(10-11 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 3-2
Të shtunën:
Partizani – Skënderbeu 3-0
Teuta – Erzeni 0-3
Farka Volej – Tirana 3-1
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 10 10 0 30-2 30
- Farka Volej 10 8 2 26-10 24
- Studenti 10 7 3 21-16 19
- Vllaznia 9 5 4 20-14 17
- Erzeni 10 5 5 21-17 16
- Tirana 10 5 5 19-17 15
- Skënderbeu 10 2 8 6-26 6
- Elbasani 9 1 8 7-26 3
- Teuta 10 1 9 6-29 2