AlbanianSport.com 01.03.2015 16:05
ASNN – Ka qenë “rrugë me një kalim” java e 10-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, pasi të 4 skuadrat që mbajnë vendet e gjysmës së sipërme të renditjes, kanë fituar me të njëjtat shifra, 3-0, ndaj atyre të gjysmës së poshtme.
Barleti Volej mposhti në 3 sete në kryeqytet Skënderbeun dhe tashmë kryeson me 30 pikë, pas 10 fitoresh në po aq ndeshje. Tirana, e cila fitoi 3-0 në “Fahrie Hoti” ndaj Flamurtarit, mban vendin e dytë, me 26 pikë.
Bardheblutë kanë një pikë më tepër sesa rivalja kryeqytetase, Partizani, që mundi Vllazninë në 3 sete, ndërsa në vendin e 4-t, me 16 pikë, është Teuta, që fitoi 3-0 në kryeqytet ndaj Studentit.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Java e 10-të
(28 shkurt 2015)
Tirana – Flamurtari 3-0
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
Partizani – Vllaznia 3-0
Studenti – Teuta 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-2 30
- Tirana 10 9 1 28-6 26
- Partizani 10 8 2 26-7 25
- Teuta 10 5 5 17-15 16
- Skënderbeu 10 4 6 13-20 12
- Vllaznia 10 3 7 11-22 9
- Flamurtari 10 1 9 3-29 2
- Studenti 10 0 10 2-30 1