AlbanianSport.com 28/01/2019 22:25
ASNN – Japonia kalon në finale e Kupës së Azisë, “samurajt” shumë të fortë për Iranin e Kueirozit. Japonia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Azisë. Kjo veprimtari, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, po dhuron emocione dhe rivalitet, por jo në atë shkallë që ka futbolli në Europë apo në kontinentet e tjera.
Sidoqoftë, japonezët ditën të tregonin aftësitë e tyre në këtë aktivitet, duke treguar mature në ndeshje, cilësi teknike të admirueshme dhe rezultate që nuk mohohen si të merituara. Përfaqësuesja japoneze mposhti lehtësisht në gjysmëfinalen e parë Kupës së Azisë, Iranin e trajnerit portugez Karlos Kueiroz, me rezultatin e thellë 3-0.
Japonia që është edhe skuadra që e ka fituar më shumë herë Kupën e Azisë, plot 4, shënoi 3 gola në pjesën e dytë, 2 gola me Osakon dhe një me Haraguçin. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër do të luhet midis vendit organizator, Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Katarit, duel që do të luhet të martën në orën 15:00.
Fituesi i këtij takimi do të jetë finalisti i dytë, pra që do të përballet me Japoninë. Kuptohet, japonezët janë favoritë për ta fituar këtë veprimtari, nisur nga cilësia dhe përvoja që kanë në ndeshjet ndërkombëtare të nivelit të lartë.