Ja pse rrezikojmë të që mos bëhemi asnjëherë të mëdhenj…

Share Button

Gjergj-Vyshka-tjeter

Nga Gjergj Vyshka 09.10.2015 15:15

E enjtja ishte dita e madhe që jo vetëm të fitonim kulturën dhe qytetërimin Evropian, por dhe të fitonim në lojë ndaj Serbisë. Ndoshta duke marrë të gjitha këto masa shtrënguese, duke e kthyer stadiumin në një shtetrrethim, atje ku dhe miza duhet të gjente biletë të hynte brenda, ne e kaluam në plan të dytë dhe të tretë ndeshjen. Lojtarët e përgatitën, por ndoshta brenda vetes jo të gjithë ishin të bindur se mund ta kalonin Serbinë.

Ç’është Serbia? Serbia është vazhdimi i Jugosllavisë, e cila bëri po atë që kishte bërë gati 50 vjet më parë, ndërsa na ka mundur po 2-0 në “Qemal Stafa”. Është një skuadër ku lojtarët janë titullarë të padiskutueshëm nëpër ekipet e tyre të mëdha, si Çellsi, Mançester Siti, Interi, Makabi, etj. Dhe duke pasur përvojën e të luajturit vazhdimisht në Ligën e Kampioneve dhe në atë të Evropës, dinë të vlerësojnë drejt se kur duhet marrë një ndeshje, edhe pse ajo nuk ka vlerë.

Erdhi, pa, fitoi, iku dhe na e la trepikëshin e KAS-it që “ta ziejmë” dhe “t’i pimë lëngun”. Sepse nuk na la të bëjmë as atë që kemi bërë me Greqinë, kur kemi fituar me më shumë forcë. Sepse lanë mënjanë klanet, u bënë bashkë dhe luajtën një futboll sikur të ishte një skuadër e madhe e botës dhe Evropës. Dhe kur të mëdhenjtë janë kështu, të tillë janë dhe brezat më poshtë, sepse Serbia jo më kot është kampione e botës për Nën-20-vjeçarët.

Shkurt, ne nuk dimë dhe nuk do të dimë të jemi asnjëherë të mëdhenj, sepse të keqen e kemi më shumë se brenda. Gjithmonë presim fundin e Eliminatoreve për të bërë atë që nuk duhet dhe duhet të ëndërrojmë përsëri që do të jemi në një finale Evropiani. Na duhet të fitojmë në Armeni, por sa jemi psikologjikisht ne të përgatitur për ta marrë ndeshjen në Jerevan.

Serbia na dha një leksion futbolli, kurse ne i dhamë një leksion organizimi kulture dhe sportiviteti, sepse edhe ne e kishim një frikë të madhe nga ajo çfarë na priste nga UEFA. Dhe në fund një supervlerësim për Nikola Ricolin. Një gjyqtar i madh që për hir të së vërtetës Atkinson nuk është as sa çereku i tij…

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh