Ja pritshmëritë tona nga drejtuesit e rinj të Federatës Shqiptare të Volejbollit

Share Button

Volleyball-referee

Nga Altin Telo* 07.10.2015 16:35

Sikundër është bërë tashmë e njohur më 10 tetor 2015, Asambleja Zgjedhore e Federatës do të votojë për të përcaktuar drejtuesit e saj të rinj, ndërsa volejbolli shqiptar prej disa kohësh noton në ujëra të turbullta. Janë njëzetë e ca burra dhe gra të mandatuar nga klubet dhe shoqatat, të cilët do të zgjedhin Presidentin e FSHV-së dhe gjashtë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Të mandatuarit do të mbartin me vete në ditën e Asamblesë Zgjedhore jo vetëm problemet dhe dëshirat e klubit ose shoqatës që përfaqësojnë.
Zgjedhja e tyre do të bëhet në emër të qindra anëtarëve të FSHV-së, sportistë, trajnerë, gjyqtarë, që kanë kontribuar në të shkuarën ose do të kontribuojnë për shumë vite në vijim në luajtjen e lojës që na bashkon, VOLEJBOLLIT. Në këtë këndvështrim është e natyrshme që çdokush të ketë pritshmëritë e tij personale të një grupi të ngushtë ku bën pjesë dhe më gjerë. Si anëtar prej mbi 20 vjetësh i familjes së volejbollit shqiptar, pjesë e grupit të gjyqtarëve, më poshtë po përmbledh pritshmëritë e mia duke shpresuar se do të sjell edhe mendimin e përbashkët të të gjithë gjyqtarëve.
Me shumë se gjysma e detyrimeve që ka sot FSHV është kundrejt gjyqtarëve, të cilët për disa vjet radhazi kanë mbajtur mbi shpinë zhvillimin e veprimtarive kombëtare të volejbollit me shpenzimet e tyre. Në gjykimin tim, Presidenti dhe KE, që do të dalin nga zgjedhjet e tetorit, duhet menjëherë në bashkëpunim me gjyqtarët të përcaktojnë saktë (jo sipas oreksit së financieres së FSHV, por sipas dokumenteve zyrtare dhe vendimeve të KE) vlerën e detyrimeve dhe afatin e shlyerjes. Çdo vonesë në trajtimin e këtij problemi do të zgjeronte hendekun dhe rriste mosbesimin mes zyrtarëve të FSHV dhe gjyqtarëve.
Që do të thotë se zgjidhja e problemit do të shkojë në dyert e gjykatës që sipas gjasave e humbur do te dale FSHV, si në planin moral, ashtu dhe në atë financiar. Pritshmëria e dytë ka lidhje me normalizimin e organizimit të gjyqtarëve të volejbollit. Komiteti Ekzekutiv në largim, me shumë gjasa i keq këshilluar, ka shkatërruar organizimin e gjyqtarëve të volejbollit në kolegjiumet e rretheve duke hedhur poshtë një përvojë gati gjysmëshekullore. Për të mbrojtur interesat meskine të drejtuesve të caktuar “nga lart” në kolegjiumin e Tiranes, të cilët nuk gëzonin më besimin e pjesës dërmuese të gjyqtarëve.
Dhe për këtë arsye u zëvendësuan përmes zgjedhjeve të rregullta në kolegjium. Por drejtuesit e FSHV në mënyrë krejt të njëanshme vendosën për shkrirjen e kolegjiumit. Dëmi i shkaktuar nga ky veprim është jo i vogël, por do të zmadhohet më shumë në rast se nuk merren masa për kthimin e normalitetit. Sa për kujtesë, në kolegjiumin e Tiranës janë përgatitur të gjithë gjyqtarët ndërkombëtarë të FSHV (numërohen 12 të tille të volejbollit në sallë dhe 1 i volejbollit në rërë). E lidhur ngushte me këtë është edhe komisioni tekniko-gjyqtarël i FSHV, përgjegjës për gjyqtarët, që në periudhën 2014 deri më sot ka pasur përbërjen më të dobët të mundshme nga ana cilësore.
Në thuajse gati 2 vjet, ky komision nuk ka realizuar asnjë prej pikave që i janë ngarkuar në Rregulloren e brendshme të FSHV në lidhje me organizimin e seminareve dhe testimeve të detyrueshme për gjyqtarët. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur asnjëri prej anëtarëve aktivë të këtij komisioni nuk njeh rregulloren teknike të volejbollit. “Suksesi” i vetëm i këtij komisioni është vendosja e anëtarëve si delegatë teknikë në ndeshjet kryesore të FSHV dhe certifikimi i protokollit me gabime teknike në një ndeshje në Korçë, ku i dërguari nga FSHV e kryente detyrën e ngarkuar jo në sallën ku zhvillohej ndeshja, por diku tjetër.
Ndërsa sezoni i ri sportiv pritet të filloje më 24 tetor 2015, sipas njoftimeve të shtypit, komisioni tekniko-gjyqtarël, 3 javë para fillimit të sezonit nuk ka bërë asnjë njoftim për gjyqtarët, asnjë përgatitje për seminar, nuk ka përgatitur asnjë dokument zyrtar për ndryshimet në rregulloren teknike të volejbollit. Rregullorja e brendshme e FSHV, e miratuar në maj 2014, në kapitullin për gjyqtarët është tejet tendencioze, e mbushur me gjoba të shumëfishuara për gjyqtarët pasqyrë e situatës së “luftës së ftohtë” mes FSHV dhe gjyqtarëve në kohën e hartimit dhe miratimit të saj.
Edhe pse një vit më parë kam dorëzuar në FSHV komentet e mia për kapitullin e gjyqtarëve, duke nxjerrë në pah gabimet e shumta në përmbajtje (pa harruar edhe vlerësimin për ato pak gjëra që ishin përmirësuar), duke kërkuar shqyrtimin dhe korrigjimin e neneve me gabime. Por deri më sot asgjë nuk është bërë. Nuk ka kuptim që të hartohen rregullore pa i konsultuar më parë me grupet e interesit. Kapitulli i gjyqtarëve, në dijeninë time, nuk është konsultuar me asnjë gjyqtar. Ndaj dhe është i mbushur me gabime.
Drejtuesit e FSHV që do të zgjidhen pas disa ditësh duhet ta vlerësojnë këtë proces dhe të ndërmarrin hapa konkrete për ndryshimin e rregullores në një kohë të përshtatshme, por gjithsesi brenda këtij sezoni sportiv. Është e kotë të fshihet se ka një tension në rritje mes trajnerëve dhe gjyqtarëve. Trajnerë që ankohen, ku me të drejtë dhe ku pa të drejtë, për nivelin e gjyqtarëve dhe të gjykimit. Trajnerë që kur fitojnë e kanë me djersën e tyre, ndërsa kur humbin e shkarkojnë krejt fajin tek gjyqtarët. Trajnerë, që nuk pranojnë t’i arbitrojë njeri apo tjetri gjyqtar.
Trajnerë që refuzojnë të përshëndesin gjyqtarin para fillimit të ndeshjes se ky i fundit para ca kohe i paska “ngrënë” 2-3 pikë skuadrës së tij. Atyre që u ecën fjala ushtrojnë presion dhe arrijnë ndërrimin e gjyqtarëve deri edhe ditën e ndeshjes. Veçanërisht trajnerë të ekipeve të moshave që bëhen protagonistë negativë në ndeshje dhe shfaqin shenja të mungesës së respektit dhe besimit ndaj gjyqtarëve të rinj. Arrihet deri aty sa edhe për ndeshjet e zakonshme të kampionatit kombëtar për të rinj ose te reja të kërkohen gjyqtarë ndërkombëtar.
Pritshmëria e fundit në radhe ka të bëjë me ekonominë në drejtimin e FSHV. Gjendja aktuale me borxhe në vlerë dhjetëra milionë lekë (të rinj) është tregues i mungesës se menaxhimit të burimeve financiare. FSHV ka krijuar borxhe ndaj të tretëve si kur ka pasur aktivitete ndërkombëtare me pjesëmarrjen e ekipeve tona kombëtare, ashtu edhe kur nuk ka pasur aktivitete ndërkombëtare. E thënë shqip, FSHV ndër vite gjithmonë “i ka shtrirë këmbët përtej jorganit”. Ka synuar shpenzime te tepërta në emër të “imazhit”, pa asnjë logjikë ekonomike.
Dy ndeshjet me Britaninë e Madhe (një në Tiranë dhe tjetra ne Britani) në maj 2012 për turin e pare të eliminatoreve të Kampionatit Evropian për meshkuj i kushtuan FSHV-së gjysmën e buxhetit vjetor që Ministria i kishte akorduar atë vit. Në këtë rast vetëm për ekonomi nuk mund të bëhet fjalë. Drejtuesit që do të zgjidhen pas disa ditësh, pavarësisht premtimeve të tyre financiare ose teknike, për të siguruar mbështetjen dhe votën e të mandatuarve duhet së pari të sigurojnë gjithë bashkësinë e volejbollit shqiptar se do të bëjnë ekonomi me ato para qe aktualisht

* Gjyqtar ndërkombëtar i volejbollit

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh