AlbanianSport.com 27.07.2015 18:00
ASNN – Rrjeti prestigjioz sportiv amerikan dhe ndërkombëtar, ESPN (I-Es-Pi-En), ka publikuar sot listën me 50 njerëzit me më tepër ndikim në botën e futbollit dhe, sikundër pritej, në vendin e parë të kësaj liste është kreu i UEFA-s, Mishel Platini. Horge Mendes, agjenti i Kristiano Ronaldos, Zhoze Murinjos, Diego Kostës, Hames Rodrigezit, Thiago Silvës, Anhel Di Marias, Radamel Falkaos, Mangalasë, Serxhio Agueros dhe shumë futbollistëve të tjerë, është i dyti në listën e njerëzve me më tepër ndikim në futboll, të përpiluar nga ESPN-i.
Presidenti i Premier Ligës Angleze, Riçard Skadamur është i treti në listë. Kjo sepse kampionati anglez do të arkëtojë rreth 7 miliardë euro nga të drejtat televizive dhe kjo është meritë e këtij njeriu. Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, është i katërti, ndërsa në vendin e pestë është Lionel Mesi. Në vendin e gjashtë renditet presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ndërsa në të shtatin është sheiku i Paris SG-së, Naser Al-Khelaifi. 10-shja e parë plotësohet me Sep Blaterin në vendin e 8-të, Kristiano Ronaldon, në vendin e 9-të dhe Xhani Infantinon, në vendin e 10-të.
Ja lista e plotë e përpiluar nga ESPN:
- Mishel Platini
- Horge Mendes
- Riçard Skadamur
- Karl-Hainc Rumenige
- Lionel Mesi
- Florentino Perez
- Naser Al-Khelaifi
- Sep Blater
- Kristiano Ronaldo
- Xhani Infantino
- Pep Guardiola
- Isa Hajatu
- Roman Abramoviç
- Herbert Hainer
- Ebrahim Al-Khalifa
- Ed Uuduërd
- Zherom Valcke
- Dejvid Xhill
- Kristian Seifert
- Pierluixhi Kolina
- Nelio Lukas
- Andrea Anjeli
- Haume Rures
- Marina Granovskaia
- Piter Lim
- Zhoze Murinho
- Khaldun Al-Mubarak
- Johan Krujf
- Luis van Gal
- Sunil Gulati
- Mino Raiola
- Havier Tebas
- Vinsent Kompani
- Frederik Thiriez
- Vitali Mutko
- Sheikh Hamad
- Geri Nevill
- Teo van Segelen
- Xhanluka Di Marcio
- Pele
- Arsene Venger
- Zhorzh Pinto da Kosta
- Filip Blater
- Sheikh Ahmet
- Gordon Tejlor
- Zdravko Mamiç
- Barni Frensis
- Kia Jurabçjan
- Loreta Linç
- Dejvid Çang