Ja këtë desha të them..!

Share Button

Lufti-Dervishi

Nga Lutfi Dervishi 03.08.2016 18:05

Nuk është lehtë të bësh një titull të mirë. Gazeta me tradita kanë redaktor për tituj dhe ka shkrime me dy tituj. Një në faqen e parë dhe një në faqen ku vijon shkrimi.

Një titull i mirë i ngjan britmës së një njeriu që futet në një klub, thotë 4-5 fjalë , mbyll derën dhe zhduket. Njerëzit që janë brenda marrin vesh se çfarë ka ndodhur jashtë.  Ky është thelbi i një titulli, që përveçse besnik i tekstit të rrëfimit, duhet të jetë i bukur dhe tërheqës.

Me shtimin si kërpudhat pas shiut të portaleve, pjesorja “Ja” që përdoret “për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht afër, që kalon pranë, që shfaqet papritur etj.; përdoret për të dëftuar diçka ose për të tërhequr vëmendjen për diçka që ndodh në afërsi, përpara syve a në kohën që flasim. Ja shtëpia (shkolla, rruga, fshati) Ja shokët! Ja ku qenka! Ja ku po vjen! Ja, shih këtu! Ja, zbardhi dita”… (fjalori gjuhës shqipe) – po zë vendin e kryefjalës.

Në përpjekje të dëshpëruar për “të peshkuar” përdorues “online”, duket se redaktorët kanë dhënë dorëheqje nga shkrimi i titujve të bukur dhe mjaftohen duke vënë “ja” në krye të çdo gjëje….

 

Dhe ja-të më të përdorura shfaqen si më poshtë.

 

Ja e vërteta….

Ja se çfarë ndodh kur….

Ja si shpërtheu rrjeti (nënkupton facebook)

Ja video shokuese

Ja se çfarë hëngrën/biseduan në drekë…

Ja lista e …

Ja incidenti tragjik…

Ja sa kushton….

Ja se ku shkon…

Ja provokimi…

Ja shkaqet…

Ja gabimet që i kushtuan jetën

Ja si parashikohet ndeshja sot

Ja sa i poshtër…

 

Rezultati: merr disa klikime më shumë. Dhe ja mbërrin në ditën që e ke më kollaj të gjesh fjalëkryqet / kuizet e Kadri Vokopolës se sa lidhjen mes titullit dhe artikullit.

Duket se kur shkruhen këto tituj mendja e redaktorit është vetëm tek pyetja: a do ta klikojnë? dhe jo te: “a do ta pëlqejnë?”

Si përfundim ja se ç’vete- do të thuash ti. Apo Ja ç’na qenka. Apo… Ja pse e bëkan këtë punë? Për ca klikime më shumë.

Në fakt ha debat a mund të flitet për punë këtu. Ja kështu bëhet puna – do të thuash ti.

Po ja…si i bëhet?

Si mund të jetë një titull i mirë? Ka disa sekrete për të një titull të mirë.  Dikush thotë se duhet përdorur në titull fjalë me më shumë se një kuptim, se duhen përdorur proverba, se titulli duhet të jetë një klithmë që të ngjeth, apo një batutë që të bën të buzëqeshësh; një përmbledhje besnike e shkrimit…

Por në fakt sekreti i sekreteve qëndron tek….mos përdorimi në titulli i pjesores “ja”.

Ja, këtë desha të them!

 

* Shkruar për SYRI.net, botohet në AlbanianSport.com me lejen e autorit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh