AlbanianSport.com 14.01.2015 20:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, që u referohen atyre serbe, krokuroria serbe ka nisur hetimet preliminare kundër Ivan Bogdanovit, huliganit serb, që pushtoi fushën në sfidën Serbi-Shqipëri.
Mediat serbe raportojnë se Prokuroria e Beogradit ka filluar hetime për përfshirjen e Bogdanovit në fushën e gjelbër, duke qenë se kjo nuk ishte hera e parë që ai e bënë një gjë të tillë.
Huligani serb edhe më parë ishte dënuar për prishjen e ngjarjeve sportive, mirëpo ai përsëri po arrin të futet në stadiumet serbe, madje edhe në një ndeshje të rëndësisë së ajo kundër Shqipërisë.
Ky i fundit hyri në fushë për të sulmuar futbollistët shqiptarë, të cilën u sulmuan nga disa huliganë të tjerë serbë. Grushte e shqelma për futbollistët shqiptarë dhanë edhe policia serbe, gjatë largimit nga stadiumi.