“The final countdown!” Nis java e fundit e numërimit mbrapsht për Botërorin

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2022 08:45

ASNN – “It’s the final countdown!” Dhe kështu është, sepse numërimi mbrapsht për Botërorin ka hyrë në javën e fundit, ndërsa vëmendja përqendrohet tek Katari. Vendi mikpritës i Botërorit të Futbollit ka shpenzuar afro 200 miliardë dollarë, në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës. Ndërsa gjithçka është gati për të dielën, ndeshjen hapëse të botërorit. Kështu, ka nisur të hënën numërimi mbrapsht, kur ka mbetur edhe një javë nga nisja e Botërorit të Futbollit.

E vëmendja e të gjithë futbollistëve të kombëtareve pjesëmarrëse në këtë Botëror është përqëndruar te një nga turnetë më të diskutueshëm në histori. Turneu i parë botëror që do të mbahet në botën arabe do të nisë të dielën, kur përfaqësuesja e vendit pritës do të përballet me Ekuadorin. Ajo ndeshje do të shënojë kulmin e fushatës së jashtëzakonshme të Katarit për të nisur spektaklin pas shpenzimesh prej dhjetëra miliarda dollarësh për të ndërtuar stadiume dhe infrastrukturë.

Botërori i futbollit në një shtet në shkretëtirë ka bërë të nevojshme një riorganizim të paprecedent të kalendarit ndërkombëtar të futbollit, duke e zhvendosur Botërorin në dimër, për të shmangur vapën përvëluese të Gjirit. Vendi me gati 3 milionë banorë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë, ka shpenzuar shumë. Stadiumet e reja kushtuan më shumë se 6.5 miliardë dollarë dhe një sistem metroje të trenave pa drejtues shkoi deri në 36 miliardë dollarë.

Shpenzimet e përgjithshme të infrastrukturës gjatë dhjetëvjeçarit të fundit shkuan deri  në 200 miliardë dollarë. Organizatorët kanë parashikuar se më shumë se një milionë tifozë do të udhëtojnë në Katar. 2.9 milionë nga 3.1 milionë biletat janë shitur. Në Evropë, ndjehet shumë shqetësimi për akomodimin dhe qëndrimin në një vend pa asnjë traditë të organizimit të një turneu futbolli. Edhe ndërtesa e Komitetit të Rindërtimit të Katarit në qytetin e Gazës është zbukuruar me stemën e FIFA-s dhe pamjen e trofeut të Botërorit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh