AlbanianSport.com 09.11.2016 10:40
ASNN – Mesfushori për skuadrën aktuale të Venturës: “Është një kombëtare e mbushur plot me të rinj, që shprehin qetësi dhe jetëgjatësi me dëshirën për t’u argëtuar sa më shumë”. I ka takuar Marko Verratit në Koverçiano për të sjellë në vëmendje përpara mediave ndeshjen e Italisë të shtunën në fushë të huaj me Lihtenshtejnin.
“Në futboll nuk duhet kurrë të mendosh të ardhmen, nevojitet të mendohet e tashmja, – ka thënë fillimisht mesfushori i Paris SG-së. – Duhet të mendojmë për ndeshjen e së shtunës dhe të fitojmë nëse duhet të jemi të parë në renditje. Është një grup shumë i vështirë dhe Spanja është një nga përfaqësueset më të forta në botë.”
“Por ne dimë se cilat janë kapacitetet dhe mundësitë tona, – ka vijuar futbollisti i “Axurrëve”. – Objektivi është për të mbërritur në vendin e parë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur. Është një përfaqësuese kjo e mbushur plot me të rinj, që shprehin qetësi dhe jetëgjatësi me dëshirën për t’u argëtuar sa më shumë.”
“Mund të rritemi shumë. Kjo më bën me shumë përgjegjësi”, ka thënë në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin, të shtunën në Vaduz.