AlbanianSport.com 12.11.2016 12:20
ASNN – Për herë të parë përfaqësuesja e të rriturve e Italisë do të përballet me Lihtenshtejnin, por të kaltrit janë kryqëzuar me përfaqësuese të tjera me principatën e Evropës qendrore.
Në veçanti, në Vaduz, ka luajtur përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve e Devis Manxhias më 6 tetor 2011 në një ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të kësaj kategorie.
Një fitore e thellë 2-7, me 3-golëshin e Gabiadinit, dygolëshin e Lorenco Insinjes dhe golat e Florencit dhe Fausto Rosit. Në Balzers pastaj, në një ndeshje të vlefshme për Evropianin e moshës deri në 19 vjeç, një sukses 5-1 për Italinë ndaj Lihtenshtejnit më 20 korrik 2003 (dygolësh të e Lanerit).