AlbanianSport.com 14.06.2016 23:05
ASNN – Portugali-Islandë ka qenë ndeshja e fundit e grupit F, e cila ka mbyllur edhe serinë e ndeshjeve të para në të gjitha grupet e Euro 2016. Portugezët kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Nanit, por nuk kanë mundur ta ruajnë epërsinë, pasi Bjarnason ka barazuar për Islandën.
Portugalia nuk ka shkur më shumë se një barazim 1-1 kundër Islandës, që në letër ishte skuadra e fundit e grupit F. Në ndeshjen e zhvilluar në Sent Etjen, të gjitha pritshmëritë ishin për Kristiano Ronaldon, i cili, me një gol të realizuar do të ishte bërë futbollisti i parë që shënon në të katër Evropianët e fundit.
Por nuk ka ndodhur kështu, Ronaldo nuk ka mundur të shënojë ndaj Islandës megjithë shanset e krijuara. Ka qenë Nani ai që ka shënuar fillimisht për Portugalinë. Por Islanda nuk dorëzohet përballë lojtarëve cilësorë të Portugalisë. Është Bjarnason ai që shënon golin e barazimit.
Nga një pikë për të dyja skuadrat në grupin F, që kryesohet nga Hungaria me 3 pikët e marra pas fitores 2-0 me Austrinë.