AlbanianSport.com 27.02.2015 19:05
ASNN – Sipas një njoftimi të botuar në faqen e saj zyrtare në Internet, www.fshf.org, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Bashkinë e Kavajës, ka organizuar dje në ora 12:00, në stadiumin Besa të Kavajës, finalen e turneut të futbollit mes një përfaqësueseje të burgjeve të Kavajës, Peqinit, Fushë-Krujës dhe një ekipi të përbërë nga ish-lojtarë të kombëtares.
Ky aktivitet ishte kurorëzimi i të gjithë turneut të Futbollit, organizuar me disa burgje. Ndeshja përfundoi 5-3 për ekipin e të dënuarve, të cilët fituan edhe Kupën e medaljet e aktivitetit. Ato u dorëzuan nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka; ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.