Ish-gjyqtari Jareci: Vendimet e Ajtekinit në Shqipëri-Izrael, konform rregullave!

Share Button

sokol-jareci-profil

AlbanianSport.com 14.11.2016 15:10

ASNN – Humbja e pësuar të shtunën, ku pati dy kartonë të kuq me Shqipërinë, që e mbylli ndeshjen me Izraelin më 9 lojtarë dhe dy 11-metërsha të akorduar për miqtë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se, përtej zemërimit të verbër që mund të ketë përfshirë segmente të caktuara të tifozëve, gjyqtari gjerman me origjinë turke, Ajtekin, gaboi.

Përkundrazi, sipas analizës që ka bërë pas ndeshjes, Sokol Jareci, tanimë në postin e shefit të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj në Federatën e Futbollit dhe që për një dekadë ka mbajtur stemën e FIFA-s në Shqipëri, ka dhënë edhe arsyet pse gjyqtari i saj ndeshjeje ishte në përputhje me rregulloren.

“Prej 1 qershorit 2016, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në rregullore, për ato momente kur ndërhyrjet në zonë penalizohen me 11-metërsh dhe ku specifikohet nëse ndëshkimi i lojtarit që shkakton ndërhyrjen do të jetë me kartonin e verdhë apo me kartonin e kuq”, – ka sqaruar ish-gjyqtari i mirënjohur.

“Me karton të verdhë, mbrojtësi ndëshkohet nëse shkakton faull, por është në duel për topin, ndërsa masa disiplinore me karton të kuq vjen në momentin kur ka shtyrje, mbajtje apo tërheqje. Ky rregull bën që rasti i Berat Gjimshitit të ishte për karton të kuq”, – vëren Jareci.

“Në rastin konkret topin e ka në zotërim sulmuesi i Izraelit, ndërsa Gjimshiti e kishte pothuajse të pamundur për ta arritur, – vijoi zyrtari i FSHF-së. – Kjo është një situatë ku gjyqtari ishte i saktë në zbatimin e rregullores. Kemi disa momente të evidentuara edhe nga FIFA dhe UEFA për raste të ngjashme si ky i Gjimshitit.

“Pra, raste ku lojtari që nuk është i interesuar për topin ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa skuadra penalizohet me 11-metërsh, – tha ai. – Janë episode ku duhet të saktësohet kriteri.” Sipas ish-“bilbilit” ndërkombëtar, mbrojtësi kuqezi kishte vetëm një mundësi për të mos u ndëshkuar me kartonin e kuq.

“E vetmja mundësi e Gjimshitit për të evituar kartonin e kuq ishte të ndërhynte në sparkatë, për t’i treguar gjyqtarit që synon ndërhyrjen te topi, – vijoi Jareci. – Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe elitën e futbollit në Gjermani, ku megjithëse e pengon sulmuesin në një moment të pastër goli, ndërhyrja ndëshkohet si 11-metërsh.

“Ndërsa mbrojtësi vetëm me kartonin e verdhë, sepse ishte në sparkatë”, – shton ish-gjyqtari që thekson se nuk ka vend për asnjë debat edhe në rastin e kartonit të dytë të kuq për Shqipërinë dhe për 11-metërshin e dytë të Izraelit. Çdo gjë ishte komform rregullave, edhe pse loja vazhdoi shumë larg portës së mbrojtur nga Etrit Berisha.

“Edhe kartoni i kuq i portierit Berisha ishte i saktë, duke u zbatuar rregullorja që e tregon qartë, – tha ai. – Nëse ndodh një sjellje e parregullt, gjyqtari ndërpret lojën e cila nis me masë teknike në vendin ku ndodhi situata. Në rastin e Shqipërisë kjo ndodhi në zonë dhe pas sinjalizimit të ndihmësit, gjyqtari akordoi me të drejtë 11-metërsh.”

“Ndërsa Berisha u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme në fushë”, – ka përfunduar sqarimin e tij ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, Sokol Jareci, tanimë në postin e shefit të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj në Federatën e Futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh