AlbanianSport.com 14.10.2016 10:40
ASNN – Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Esat Rakiqi ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, ku ishte zhvendosur së fundmi për të qëndruar pranë së bijës së tij që jeton atje.
Rakiqi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe lajmin e vdekjes e konfirmojnë edhe miqtë dhe kolegët e tij, Ramazan Rragami dhe Selami Dani. Esati e nisi karrierën si futbollist në moshë të hershme dhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur iu përkushtua trajnimit, profesion që e kreu për 33 vite me radhë.
Përmes faqes zyrtare, Klubi i Vllaznisë shpreh ngushëllimet për humbjen e tij, ndërkohë që trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë në Shkodër në ditët në vijim. Këtyre ngushëllimeve u bashkohet edhe AlbanianSport.com