Interit i mjafton pjesa e dytë në Bullgari, fitore me dy gola në Razgrad

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2020 20:50

ASNN – Italianët fitojnë 2-0 ndaj Ludogoretsit të Razgradit, takimi erdhi direkt në RTSH 1. Interi ka fituar me dy gola në pjesën e dytë në Bullgari ndaj Ludogorecit të Razgradit,  në takimin e vlefshëm për turin e 32-shes së Ligës së Evropës. Kjo ndeshje u soll për sportdashësit të enjten nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, është rikthyer të enjten në mbrëmje në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, me takimet e para të turit të 32-shes.

Dhe takimi i përzgjedhur për sportdashësit nga transmetuesi publik në kanalin RTSH 1, ka qenë përballja e zhvilluar në Bullgari, midis Ludogoretsit të Razgradit dhe Interit. Në fakt, pjesa e parë e kësaj përballjeje, që ka nisur të luhet në orën 18:55, ka qenë e varfër, me një lojën nën nivelin mesatar, me skuadrën mike të pasaktë në finalizimin e aksioneve dhe me vendasit më të interesuar për të prishur lojën e kundërshtarëve, sesa për të ndërtuar aksione të mirëfillta sulmuese.

Për rrjedhojë, pjesa e parë e takimit është mbyllur me rrjeta të paprekura, por e dyta nis më mirë për italianët, që shohin portierin bullgar dhe shtyllën e portës së tij t’i mohojnë golin në minutat e para. Por goli për Interin do të vijë në minutën e 71-të, kur Erikseni do të përshëndesë rrjetën e portës vendase. Pak minuta më pas, danezi do të ketë mundësi të dyfishojë epërsinë e Interit, por do të ndalet nga shtylla horizontale.

Sidoqoftë, skuadra mike do të gjejë edhe një gol të dytë në minutat shtesë të takimit, pasi Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), do të akordojë një 11-metërsh në favor të Interit dhe Lukaku nuk gabon nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij me shifrat 2-0 ndaj Ludogoretsit të Razgradit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh