Interi, një “vals” 4-golësh Rapidit të Vjenës në “San Siro”, shkëlqen Perisiçi

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2019 22:55

ASNN – Dy gola për secilën pjesë loje u mjaftojnë zikaltërve për fitoren që vulos kualifikimin. Interi ka shpartalluar Rapidin e Vjenës 4-0 në “San Siro” në takimin e kthimit të turit të 32-shes së Ligës së Evropës, duke siguruar kështu kalimin për më tej. Takimi i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit është vendosur nga dy gola për secilën pjesë loje të italianëve. 4 gola, nga dy për secilën pjesë loje, i kanë mjaftuar Interit të mposhtë Rapidin e Vjenës të enjten, në takimin e kthimit të turit të 32-shes së Ligës së Evropës.

Në fakt, pjesa e parë e takimit të luajtur në “San Siro” dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit, ka qenë e hapur në 10 minutëshin e parë, me austriakët që synojnë ta zhbëjnë sa më shpejt atë deficit njëgolësh të humbjes së pësuar në shtëpi. Por Interi mbrohet dhe në minutën e 11-të do të rikthejë qetësinë në lojë, pasi Vesino do të shënojë golin që i kalon italianët në epërsi. Goli e ka shtangur skuadrën vjeneze, që tanimë do të duhet të shënojë dy herë në fushë kundërshtare, për të siguruar kualifikimin.

Por, përpara se ta arrijnë një gjë të tillë, austriakët marrin një tjetër goditje, pasi Ranokia do të finalizojë papritur një endje të gjatë të topit në kufinjtë e zonës dhe do të gjejë rrugën e rrjetës. Ranokia thuajse sa nuk i dhuron një gol Rapidit 5 minuta më vonë, me një gabim që nuk arrin të shfrytëzohet nga kundërshtari. Në krahun tjetër, Interi synon të shfrytëzojë kundërsulmin dhe, ndërsa Brozoviç godet keq në minutën e 26-të, por akoma më keq godet Kandreva 5 minuta para fundit të pjesës së parë, kur i vetëm përballë portierit kundërshtar, për më tepër të rrëzuar përtokë, bën më të vështirën, duke e çuar topin jashtë.

Interi do ta mbyllë kështu pjesën parë me këtë epërsi dygolëshe, ndërsa në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Luçiano Spaleti do ta administrojë mjaft mirë epërsinë dhe madje do të gjejë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Në minutën 80-të, Perisiç, një nga më të spikaturit në këtë takim, do të realizjoë padyshim atë që ishte goli më i bukur i ndeshjes. Ndërsa 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, kroati do të shërbejë bukur për Politanon, që do të gjejë edhe golin e 4-t. Interi fiton kështu 4-0 ndaj Rapidit të Vjenës dhe siguron kështu vendin në turin e 16-shes së Ligës së Evropës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh