Interi i zbërdhylur në fanella & në lojë dorëzohet në shtëpi para izraelitëve

Share Button

Liga-e-Evropes-logo-e-re

AlbanianSport.com 16.09.2016 08:50

ASNN – Interi e ka nisur mjaft keq pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës,  pasi është mundur 0-2 në Stadiumin “San Siro” të Milanos nga izraelitët e Hapoel Bir Shevas.

Sikundër edhe sezonin e shkuar, edhe këtë sezon, Liga e Evropës do të vijë çdo të enjte për sportdashësit drejtpërdrejt në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, me transmetimin e një ndeshjeje si dhe të gjithë golat e mbrëmjes.

Pas Ligës së Kampioneve, edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka nisur sonte fazën e ndeshjeve në grupe. Në këtë fazë marrin pjesë 48 skuadra, të ndara në 12 grupe me nga 4 skuadra secili.

Takimi i përzgjedhur sonte për transmetim në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar ishte ai i zhvilluar në Stadiumin “San Siro” të Milanos, midis Interit vendas dhe izraelitëve të Hapoel Bir Shevas, i vlefshëm për grupin K.

Hapoel Bir Sheva mban vendin e parë në kampionatin izraelit, me 7 pikë të marra në 3 ndeshje dhe ka treguar se është një skuadër me potencial, pasi ka fituar me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, izraelitët kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës. Migel Vitor ka shënuar golin e parë në minutën e 54-ët, ndërsa 15 minuta më pas, Buzalo ekzekuton mjeshtërisht një goditje të lirë dhe përshëndet rrjetën.

Interi, që aktualisht renditet i 11-ti në Serinë A të Italisë, me vetën 4 pikë të marra në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni, ka qenë i zbehtë në lojën e vet, duke u mundur kështu me rezultatin 0-2.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh