AlbanianSport.com 29.09.2015 19:35
ASNN – Të bësh patina, e për më tepër kur ndodhesh me fytyrën vetëm 15 centimetra mbi asfalt, nuk është diçka e zakonshme për një 8-vjeçar. Por, për indianin Devi Sri Prasad, kjo është shndërruar në një sfidë me veten, fizike dhe mundësitë njerëzore. Djaloshi nga Tirupati në jug të Indisë, i përshkoi së fundi 100 m mbrapsht i shtrirë me patina, e për më tepër nën 53 makina, me kohën e pabesueshme prej 22.59 sekondash.
Në pamje të parë, duket si diçka surreale… Por për djaloshin 8-vjeçar nga India, Devi Sri Prasad, kjo është shndërruar në një sfidë me veten, fizike dhe mundësitë njerëzore. Djaloshi nga Tirupati në jug të Indisë, i përshkoi së fundi 100 m mbrapsht i shtrirë me patina, e për më tepër nën 53 makina, me kohën e pabesueshme prej 22.59 sekondash.
Kjo e bën atë kandidat për çmimet “Gines”, ndërsa 8-vjeçari tejet fleksibël po pret edhe verifikimin dhe dhënien e 4 rekordeve të tjerë botëror në këtë kategori. Ai thotë se këtë sport e ka nisur që kur ishte 6 vjeç, ndërsa për të arritur deri këtu, stërvitet 3 orë paradite dhe 3 orë pasdite. Për Devi Sri Prasadin, që ka fituar çmime të ndryshme në nivel lokal, synimi është thyerja e sa më shumë rekordeve “Gines” dhe, kur të rritet, një medalje në Lojërat Olimpike.