In Memoriem / Volejbolli në zi, Fatmir Sharofi shuhet në moshën 79-vjeçare

Share Button

volejboll-meshkuj-partizani-bardhezi

Gjergj Vyshka 06.09.2016 15:20

Komuniteti i volejbollit shqiptar dhe sportit në përgjithësi dje pasdite ka përcjellë për në banesën e fundit Fatmir Sharofin, që të dielën, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Një figurë që i dha gjithçka volejbollit shqiptar jo vetëm si lojtar e si trajner, por dhe si vëzhgues, ndërsa deri në vitet e fundit ka qenë pranë parketit e gjyqtarëve të volejbollit. Petrit Shehu në Historinë e Volejbollit shqiptar 1945-2010 do ta quante Fatmir Sharofin “Pëllumbi me flatra skifteri”.

“Ngjiste shpejtë shkallët e cilësisë individuale në moshë fare të re falë punës dhe talentit të tij. Volejbollist kurajoz me lëvizshmëri të kënaqshme në fushë. Punonte mirë në rrjetë dhe preferonte gjuajtjet larg saj falë kërcyeshmërisë së tij. Mjaft i vëmendshëm në situatat e lojës si dhe shpeshherë moderator për ekipin”, – është kjo karakteristika që Petrit Shehu bënte në “Historinë e Volejbollit Sshqiptar” për Fatmir Sharofin. I lindur më 1937 ai shumë shpejt do të niste karrierën e volejbollistit.

Dhe, në fundin e viteve 1950, ai e niste me Tiranën. Më pas në vitin 1961-1962 ai do të jetë pjesë e Partizani. Dhe që nga 1963 e deri në fund të sezonit 1972-1973 do të jetë pjesë e Tiranës nën drejtimin e Fatmir Mekës. Më pas për dy sezone do të jetë trajneri i Tiranës në volejboll për meshkuj pikërisht në sezonet 1973-1974 dhe 1974-1975. Shkrirja e meshkujve e bëjnë Sharofin trajnerin e Tiranës në volejboll për femra që nga sezoni 1976-1977 deri më 1983-1984.

Pra për gati tetë sezone. Bie në hije për një periudhë të gjatë derisa në dy sezone 2002-2003 dhe 2003-2004 do të jetë trajneri i Minatorit. E së fundmi do të ishte dhe vëzhgues. Me ndarjen e tij nga jeta volejbolli ka humbur një figurë të saj. Redaksia e gazetës “Sport Ekspres” i shpreh ngushëllime familjes Sharofi për humbjen e të afërmit të tyre dhe ndarjen nga jeta të Fatmirit. Këtyre ngushëllimeve u bashkohet edhe AlbanianSport.com.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh