AlbanianSport.com 10.08.2016 19:50
ASNN – Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare pionierja e basketbollit dhe sporteve me dorë, Evgjeni Kote. Ajo u lind më 22 qershor të vitit 1931, në një familje me traditë sportive, pasi si dy vëllezërit, ashtu edhe i ati, ishin sportistë aktivë në disiplina të ndryshme.
Në një moshë fare të re, Evgjenia u thërrit në Kombëtaren e basketbolli, duke marrë pjesë me ngjyrat kuqezi edhe në Kampionatin Ballkanik të Sofjes më 1948-ën. Nga ky vit, e deri më 1959-ën, ajo fitoi 11 tituj radhazi të kampiones së Shqipërisë me skuadrën e ish-“17 Nëntorit”.
Intesant është fakti se me ngjyrat bardheblu ajo luante njëkohësisht edhe me skuadrën e volejbollit. Për rolin e saj të jashtëzakonshëm në sportet me dorë, ajo është shpallur qytetare nderi e Tiranës, ndërsa ka marrë medalje dhe dekorata edhe nga shteti shqiptar.