Nga Uvil Zajmi 06.01.2015 10:45
Ka kaluar një vit nga ndarja e papritur e Dashamir Gëzdarit. Një vit që familjarët, miqtë, shokët, komuniteti i sportit nuk e ka më Dashin, sportistin, trajnerin, pedagogun, familjarin shembullor në gjirin e tij. Një vit pa Dashin, i ndarë nga jeta në një nga ditët e para të janarit të kaluar, ndërsa po festonte në shoqërinë e miqtë të tij.
Krejt papritur zemra e tij ka pushuar së rrahuri për ta larguar në mënyrë befasuese nga jeta, familja dhe shoqëria, për të lënë pas trishtimin, hidhërimin për humbjen e një miku, të pazëvendësueshëm. La pas kujtimin e një figurë të plotë, sa sportive, aq njerëzore e humane.
I sjellshëm, i edukuar, model kudo që punoi dhe u angazhua, kudo që kërkoi të kontribuonte, për të dhënë eksperiencën, ndihmën, gjithmonë me pasion dhe dëshirë, virtyte që e karakterizonin. Ka kaluar një vit pa Dashin, që do të mbetet njeriu dhe miku ynë, por që do të na mungojë përjetësisht.