Gjergj Vyshka 14.01.2016 19:50
Moisi Dalipi, organizatori i veprimtarive për të ndjerin Alfred Ziajin në tre vjetorin e ndarjes nga jeta, por dhe në 55-vjetorin e lindjes së ish-futbollistit vlonjat, ka zbardhur disa detaje nga aktivitetet që do të bëhen më 7 shkurt për nder të tij.
Në bashkëpunim me Shoqatën Sportive të Minifutbollit shqiptar gjashtë skuadrat më të mira të këtij sporti, por dhe të traditës në futbollin e sallës do të organizojnë një kupë me emrin “Alfred Ziaji”, më 6 dhe 7 shkurt 2016 në Vlorë.
Dhe paraditen e 7 shkurtit 2016, familjarëve do t’u dorëzohet titulli “Qytetar Nderi i Vlorës” për Alfred Ziajin nga Këshilli Bashkiak.