In Memoriem / Agron Sulaj përkujtohet në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Share Button

Agron-Sulaj

AlbanianSport.com 25.04.2016 13:50

ASNN – Futbolli vlonjat ka përkujtuar në fundjavë një nga përfaqësuesuesit më të spikatur të tij, ish-futbollistin dhe ish-trajnerin e Kombëtares, Agron Sulaj. Në 20-vjetorin e ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, Sulaj është vlerësuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit me titullin e lartë “Legjenda e futbollit shqiptar”. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i shquar vlonjat, Agron Sulaj, eshte perkujtuar dhe nderuar në fundjavë, ne 20-vjetorin e ndarjes nga jeta ne nje aktivitet te organizuar ne Vlore, në qytetin e tij te lindjes dhe qytetit qe i dha aq shume per futbollin.
Te pranishem në këtë ceremoni kanë qenë familjare te tij, shoke, bashkëlojtare dhe shume e shume te ftuar te tjere nga skuadrat e ish-Shkendijës, drejtues te Flamurtarit, por edhe ish-lojtare, te stervitur pikerisht nga Agron Sulaj. Aktiviteti, i organizuar nga gazetari sportiv Moisi Dalipi ka sjelle kujtime nga jeta e te madhit Agron Sulaj. Ai u lind me 26 nentor te vitit 1952 ne qytetin e Vlores dhe u dallua tek Shkendija e famshme, madje duke qene ne radhet e skuadrave me te mira te vendit. Aktivitetin e tij Sulaj e vazhdoi tek Flamurtari, skuadra e tij e qytetit, ndersa padyshim u dallua per elegancen dhe sportivitetin e tij ne cdo moment.
Vetem 27 vjeç, per shkak te nje demtimi te rende, Agroni u nda nga futbolli i luajtur, por nuk u largua kurre nga sporti,duke qene trajneri me i ri ne moshe, duke hedhur themelet e Flamurtarit te madh. Agron Sulaj, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ishte edhe dy here trajner i Kombetares, duke u cilesuar per vlerat e tij te padiskutueshme ne futboll. FSHF-ja e nderoi ate ne 20-vjetorin e ndarjes nga jeta me titullin e larte “Legjenda e futbolit shqiptar”, ndersa vite me pare eshte nderuar edhe me titullin “qytetar nderi i Vlores”.
Ne këtë aktivitet jane sjelle kujtime per Agron Sulaj, njeriun qe solli ide te reja ne futbolin shqiptar dhe qe sot kujtohet nga te gjithe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh