In-Memoriem / Agron Ismailati, ai që la pas dashurinë & pasionin për notin

Share Button

Agron-Ismailati

Nga Bashkim Aliraj* 20.12.2014 15:25

Më 13 dhjetor të këtij viti u nda nga jeta trajneri i notit në Durrës, Agron Ismailati, një nga trajnerët më të mirë të vendit, që i dha shumë sporteve të ujit në Shqipëri. Për të mosha nuk kishte kufij, sepse ai e kishte sfiduar atë. Për 45 vjet më radhë punoi pa u lodhur për notin, për rritjen e cilësisë sportive në vend. Këtë sport, që e donte aq shumë, e kishte mbi çdo gjë. Dhe prandaj ishte krenar për të. Agroni që në moshë të vogël ushtroi sportin e bukur të notit duke konkurruar në garën e 100 dhe 200 metrave bretkosë. Në vitet 1961-62-63 e më vonë konkurroi me ekipin e Lokomotivës së Durrësit, sot Teuta.

Trajner ishte Sul Tufa dhe më vonë Koço Afezolli. Një grup notarësh të Durrësit, që nuk do të harrohen kurrë si më të mirët e vendit, dhe këta ishin më të talentuarit K. Karamuço, N. Kurani, H. Kapllani, M. Kadiu, H. Haxhia, A. Ismailati, N. Pema, Sh. Gjepali, R. Delia, M. Zeqo, A. Kurti, A. Rrogozhina, etj. Vdekja e Agronit ishte e parakohshme dhe e papritur për ne. Sa mbaroja stërvitjen, ai vinte dhe takoheshim. E pyesja dhe bisedonim vetëm për notin. Takimin e fundit e bëra para se të largohej nga jeta. Me të qeshur i thashë që do t’i fus notarët e mi me Teutën dhe trajner do të jeni ju, por unë vetëm do t’i stërvit në Vlorë.

Je dakord, e pyeta. Po, posi më tha, le të vijnë. E gjithmonë me të qeshur. Së bashku pastaj shkuam pimë një kafe. Vetëm për notin do të diskutonim. Bashkia e qytetit, më tha, i ka dhënë trajtim dhe paguan disa notarë dhe këtë e bënë që t’i mbajë afër me Teutën. Mendojmë që të bëjmë dhe një aktivitet të bukur në muajin prill ose maj, këtu te pishina jonë. Por ja që Agroni nuk arriti dot që ta shihte. Ai ëndërronte gjithmonë të stërvitej në kushte të tilla. Lajmi për vdekjen e Agronit ishte i papritur. Ai iku shpejt dhe punonte me energji e dinamizëm për të arritur rezultate të larta. Gjithmonë thoshte: “Noti do pasion dhe përkushtim”.

Agroni e filloi karrierën e tij si trajner me Studentin në vitin 1969. Në ato vite ai studionte në Fakultetin ekonomik dhe më vonë filloi trajner me Lokomotivën e Durrësit. Ai është dhe mbetet simbol i notit Durrsak dhe atij shqiptar. Sfidat e ekipit të Lokomotivës, me titujt kampionë, atë e shoqëruan vit pas viti edhe me Teutën. Ai me notarët doli disa vite kampion kombëtar mbi 18 vjet me të rritur dhe të rinj. Kaloi në duart e tij një plejadë e tërë notarësh, duke i nxjerrë ato kampion dhe rekordmen të vendit të tillë si P. Guma, M. Kikri, Sh. Damini, M. Bihani, K. Rohriti, M. Sylkja, J. Fici, J. Ceka, J. Dhimgjini, J. Hoxha, etj.

Ndoshta inteligjenca, fjalët e tij të ëmbla ishin sekreti i punës së tij kur afronte gjithmonë elementë me perspektivë në not. Trajneri i Teutës në not, Shpëtim Damini, ish-notari i Agron Ismailatit thotë: “Kjo ishte një humbje e madhe për notin, trajner si Goni nuk vjen më. Humbjen dhe hidhërimin e madh e shihja tek të gjithë, edhe tek notarët kampionë të rinj të tij tek Marjo, Jurgeni, Johani që qëndronin afër 2 djemve të Agronit”. Agroni do të mbahet gjithmonë mend si një trajner i talentuar, shok i mirë e i dashur, koleg rigoroz dhe punëtor. Ai nuk do të jetë më, por la pas gjurmët, pasionin, përkushtimin e tij për punën.

Agroni është nderuar nga Federata Shqiptare e Notit me titujt Mjeshtër Sporti, Nderi i notit dhe nga Ministria, Nderi i sportit shqiptar. Gjatë karrierës së tij ka qenë disa herë trajner i ekipit kombëtar në Ballkaniada, kampionate Evropiane dhe Botërore. Në vitin 2002-2006 ai ka qenë i zgjedhur në kryesinë e Federatës Shqiptare të Notit, teksa ka qenë kryetar i këshillit të trajnerëve, këtë titull e ka marrë me punën, djersën dhe sakrificat me të cilat ka punuar për 45 vjet. Një rast ky shumë i rrallë, jo vetëm për vendin tonë, por edhe në botë. Familja, djemtë, miqtë, të afërmit, shokët humbën njeriun më të afërt.

Qytetarët e Durrësit e përcollën Gonin me hidhërim e respekt të madh në banesën e fundit. Mirënjohja për punën dhe kontributin që ka dhënë ndihej tek kushdo për Agronin. I paharruar do të jetë kujtimi i tij për këtë personalitet të shquar të notit shqiptar. Nuk dimë se cila është arsyeja që nga Federata Shqiptare e Notit nuk ka pasur asnjë përfaqësues në ceremoninë mortore.

 

*Trajner i Jon Vlorë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

AlbanianSport.com 22/02/2024 16:45 ASNN – Seminari me trajnerët e Mançester Siti, Sekretari Shulku:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh