AlbanianSport.com 07.09.2016 14:35
ASNN – Besnik Hasa do të jetë zëvendëstrajneri i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës, që zëvendëson kështu Afrim Deliun, i cili disa ditë më parë mori drejtimin e Kastriotit. Hasa është një emër i njohur i futbollit krutan pasi ka luajtur për disa vite në Superiore, që asokohe quhej Kategoria e Parë.
40-vjeçari ka veshur fanellën e Kastriotit, Laçit, Ilirisë dhe Tomorit, ku ka arritur të shpallet “nënkampion” i Shqipërisë në vitin 2000. Dhe vetëm 11-metërshat i ndalën beratasit të shpalleshin “kampionë” ndaj Tiranës, teksa Hasa ishte edhe njëri nga ata që nuk shënoi.
Krutani mbetet sërish pjesë e botës së futbollit, teksa do të japë kontributin e tij si zëvendëstrajner te Iliria, ndërsa do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Pëllumb Ziri. Ndërkohë fushë-krujasit vijojnë me programin stërvitor dhe mbeten në pritje të nisjes së kampionati.