AlbanianSport.com 08.02.2015 19:25
Ndeshja në Fushë-Krujës mes Ilirisë vendëse dhe Kastriotit, jo vetëm që ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, por dhe ka qenë në pikëpyetje.
Kjo sepse krutanët nuk kishin paguar detyrimet financiare pranë Federatën Shqiptare të Futbollit.
Megjithatë ndeshja ka nisur dhe vendësit kanë shënuar me anë të Selaçit, i cili ka realizuar në minutën e 29-të.
Kastrioti ka pasur një mundësi të mirë për të barazuar, por Rroshi ka gabuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Dhe në fund është Iliria e Fushë-Krujës që gëzon për këtë trepikësh mbijetese, që e ngjit në mesin e renditjes.
Iliria Fushë-Krujë – Kastrioti 1-0
Shënues: Selaçi 29’