AlbanianSport.com 17/05/2019 19:15
ASNN – Në fillim të majit, 38-vjeçari humbi ndjenjat, pësoi infarkt miokardi dhe u operua. Legjenda e futbollit spanjoll, Iker Kasijasi, pësoi një infarkt miokardi në stërvitje dhe, ndonëse është shëruar plotësisht, ka ndërmend t’i varë në gozhdë dorezat e tij. Aktualisht portier i Portos, mësohet se Kasijasi se planifikon të njoftojë së shpejti tërheqjen e tij nga futbollit të luajtur pas problemeve me shëndetin.
Ish-portieri i Realit të Madridit, Iker Kasijas, do të tërhiqet nga futbolli pas atakut kardiak që pësoi në fillim të këtij muaji. Legjenda e futbollit spanjoll pësoi një infarkt miokardi në stërvitje dhe, ndonëse është shëruar plotësisht, ka ndërmend t’i varë në gozhdë dorezat e tij. Aktualisht portier i Portos, mësohet se Kasijasi se planifikon të njoftojë tërheqjen e tij nga futbollit të luajtur pas problemeve me shëndetin.
Gazeta e njohur sportive portugeze, “O’Zhogo” raporton se kampioni i botës ka ndërmend ta bëjë të ditur tërheqjen e tij në mbyllje të sezonit, pasi ai nuk dëshiron të ushqejë pasiguri për të ardhmen e tij. Kasijas, i cili luajti 725 ndeshje për gjigandin spanjoll, Realin e Madridit, u shtrua në spital më 1 maj, pasi u rrëzua në fushën e stërvitjes dhe pësoi një infarkt miokardi akut.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe doli nga spitali 5 ditë më vonë, por la të kuptohet se ai do të merrte kohën e duhur për të vendosur për karrierën e tij. Duke lënë spitalin e Portos, Kasijasi u pati deklaruar gazetarëve: “Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por gjëja më e rëndësishme është që jam këtu sot”.
“Ndihem shumë më mirë, do të pushoj për disa javë apo edhe disa muaj”, – pati shtuar ai. Porto ende po lufton për titullin “kampion”, por është dy pikë pas rivales, Benfikës, kur ka edhe një ndeshje ende për të luajtur. Kasijasi ka ndërmend të shpallë daljen e tij në pension pas dy ndeshjeve të fundit të ekipit, duke përfshirë edhe finalen portugeze të Kupës së Portugalisë kundër Sportingut të Lisbonës, të shtunën, më 25 maj.
Kasijasi, i cili mbush 38 vjeç më 20 maj të këtij viti, sapo pati nënshkruar një kontratë të re me ekipin e Portos, që do ta mbante atë në klubin portugez deri në moshën 40-vjeçare.