AlbanianSport.com 06.04.2015 13:25
ASNN – Portieri i Realit të Madridit, Iker Kasijas, është bërë të dielën protagonist i një gjesti human, duke u interesuar, edhe pse loja vazhdonte, për një tifoz të vogël, që u godit nga një top i fortë.
Në përfundim të ndeshjes, portieri i dhuroi fanellën tifozit të vogël, në një gjest që është vlerësuar nga të pranishmit në stadium. Një kampion i madh, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.
Kjo është ajo që mund të thuhet për kampionin e botës dhe të Evropës, portierin e Realit, Iker Kasijas, i cili ka shpalosur edhe anën e tij humane, gjatë ndeshjes së të dielës me Granadën.
Një tifoz i vogël u godit nga një top i fortë dhe, përtej detyrimit për t’u përqendruar në fushën e lojës, gardiani i portës madrilene, nuk ndali së interesuari në distancën për fëmijën e dëmtuar.
Ndërsa në përfundim të ndeshjes, portieri i dhuroi fanellën tifozit të vogël, në një gjest që është vlerësuar nga të pranishmit në stadium.