Humbje me 41 pikë diferencë… pse Tirana duhet të reflektojë, menjëherë!

Share Button

Editorial-blloku

Nga Gjergj Vyshka 20.10.2016 11:35

Tirana e basketbollit të meshkujve ka marrë një “grusht” të rëndë në Jasmin të Maqedonisë, atje ku në “Kavadarçi” është shkërmoqur duke u mundur me plot 41 pikë diferencë. Që do të thotë se fitorja e ndeshjes së parë së Ligës Ballkanike, por dhe ajo në kampionat ndaj Vllaznisë nuk kanë qenë një tregues i mirë për bardheblutë e Sllobodan Petrovski.

Sepse jo vetëm që nuk kanë dhënë një motivim ndryshe, por duket se e kanë shfaqur skuadrën me defekte. Sidomos kjo dhe për faktin se maqedonasit kanë bërë një mbulim të fortë ndaj pikave më të forta të Tiranës si Xhonson, Hysenagolli, apo dhe Ramé. E përkundër kësaj, ndërsa vendësit kanë luajtur “liro e shtrëngo”, edhe të ardhurit nga stoli nuk e kanë ndihmuar Tiranën të ekuilibrojë.

Ndaj ka vend për shumë korrigjime, sepse nëse kjo skuadër kërkon të jetë në turin e dytë të Ligës Ballkanike nuk mund të pranojë që të jetë ndryshe në fushën e vet e ndryshe në fushë të huaj, deri në një humbje me 41 pikë diferencë si kjo e djeshmja, e cila më së shumti duket sikur e kthen basketbollin shqiptar në origjinë në përballjet e saj ndërkombëtare.

Një rezultat që nuk lë shumë më vend për komente e diskutime për këtë paraqitje aspak të kënaqshme të Tiranës, e cila me të gjitha ndryshimet që ka bërë në prag të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj nuk duhet të ishte si në mbrëmjen e djeshme në Jasmin të Maqedonisë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh