AlbanianSport.com 24/02/2024 23:55
ASNN – Ngjarja tragjike e ndodhur të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, aty ku ka humbur jetën një 16-vjeçar i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, ka sjellë panik e më pas trishtim te të pranishmit që kanë përjetuar nga afër ngjarjen në një të shtunë, ku si zakonisht ky impiant sportiv është i mbushur nga veprimtaritë e të gjitha moshave.
Ngjarja ka ndodhur sapo kishte përfunduar një ndeshje basketboll e të rinjve dhe po përgatiteshin që të luanin ekipet e meshkujve të Partizanit dhe Vllaznisë për ndeshjen e kampionatit mes tyre. Ndeshja kishte filluar më pas, me idenë se gjendja e tij ishte përmirësuar dhe gjithçka vijonte normalisht. Por në vijim takimi është ndërprerë nga policia.
Kjo e fundit ka bërë të ditur lajmin e kobshëm të ndarjes nga jeta të djaloshit, duke kërkuar që të këqyrte vendngjarjen, sipas procedurave hetimore, si dhe të merrte në pyetje dëshmitarë të rastit. Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja në fjalë dhe të zhvillohet një ditë tjetër, duke e braktisur atë dhe duke u larguar nga pallati i sportit.
Në fundin e setit të 3-të, teksa gjendja e seteve ishte 2-1 për kryeqytetasit, ka mbërritur policia, e cila ka dhënë lajmin e trishtë, duke nisur edhe hetimet dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Kjo ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes së volejbollit. Gjyqtarët dhe dy ekipet kanë rënë dakord që të mos e vijonin më ndeshjen, ndërkohë që nuk ka nisur as takimi i femrave Partizani-Vllaznia, që ishte planifikuar për të nisur më vonë.