Gjergj Vyshka 07.12.2015 08:45
Dje komuniteti i sportit shqiptar ka përcjellë për në banesën e fundit Mjeshtrin e Merituar të Sportit, kampionin e famshëm të peshëngritjes, Mirjan Hakani.
I ndarë nga jeta të shtunën në mbrëmje në moshën 54 vjeç, Mirjan Hakani është përcjellë për në banesën e fundit nga shumë miq e dashamirës, sepse ai kishte një zemër të madhe.
Madje për rreth 3 orë trupi i tij është vendosur në hollin e ish-kompleksit sportiv “Dinamo”, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që e kanë përshëndetur për herë të fundit.
Nuk kanë munguar shtetarët, por dhe drejtues të Federatave Sportive, gazetarë e shumë dashamirës të sportit, sepse Mirjan Hakani ishte miku i të gjithëve