Historiku / Përmbysjet e shqiptarëve në Kupat e Evropës, me pikatore

Share Button

Topiperibret-tjeter

Adriatik Balla 07.07.2015 12:30

Tre skuadrat tona që zunë vende nderi në kampionat, Kukësi, Partizani si dhe Laçi si fitues i Kupës së Shqipërisë, pritet të luajnë në mesjavë ndeshjet e kthimit për turin e parë eliminator të Ligës së Evropës, duke pasur shanse reale për sukses dhe kalimin e këtij raundi. Kukësi është më pranë realizimit të objektivit të tij, pasi ka fituar pastër ndeshjen e parë 2-0 ndaj Torpedos bjelloruse, kurse Laçi, me barazimin 1-1 në Kurbin javën e kaluar ndaj Interit të Bakusë, do ta ketë më të vështirë këtë ndeshje të kthimit e azerët.

Partizani ka më pak shanse, sepse humbi ndeshjen e parë ndaj Stromsgodset në Norvegji 3-1, por të kuqtë e trajnerit Sulejman Starova kanë një shans të mirë se luajnë ndeshjen e kthimit në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, në pranë dhe në mbështetje të tifozëve të tyre. Përmbysja është e vështirë, por jo e pamundur dhe trajneri Starova e beson këtë. Në të vërtetë, skuadrat shqiptare rrallë ka ndodhur që t’i përmbysin disavantazhet e pësuar në veprimtaritë evropiane. Vetëm Tirana bën një përjashtim, por është shumë pak.

Në futbollin shqiptar vetëm një skuadër e ka marrë kualifikimin pasi ka barazuar në shtëpi ndeshjen e parë. Është pikërisht Tirana që në verën e vitit 2010 barazonte në “Qemal Stafa” 0-0 me hungarezët e Zalaegerzegut, për të marrë kualifikimin për në Ligën e Evropës, më pas në fushë të huaj, në kohën shtesë me rezultatin minimal 1-0. Mision më të vështirë ka Partizani që duhet të përmbysë disavantazhin 3-1 të ndeshjes së parë që konsiderohet shumë i rëndë, duke patur parasysh edhe vlerat e kundërshtarit që është përballë.

Megjithatë skuadrat shqiptare kanë treguar në disa raste se mund të përmbysin rezultate të tilla dhe mund të shërbejnë si një frymëzim për 15 herë kampionët e vendit. Në Ligën e Kampioneve, është Tirana që dy herë ka kthyer rezultatin, ndaj Dinamos së Tbilisit në verën e 2003 ku mposhtej 3-0 në fushë të huaj, për të fituar me të njëjtin rezultat në shtëpi dhe më pas shorti i 11-metërshave do t’u buzëqeshte bardhebluve. Dy vite më pas Tirana e drejtuar nga Sulejman Starova mposhtej në Slloveni 2-0 nga Nova Gorica për të triumfuar pastër 3-0 në “Qemal Stafa”.

Ndërkohë në kupën UEFA rezultatin 1-3 të ndeshjes së parë e ka kthyer Dinamo në gushtin e vitit 1989 ndaj Çernomorecit, me suksesin e pastër 4-0. Ndërsa në gushtin e 1994 Tirana kthen humbjen 4-1 me Fandokun në Bjellorusi, falë fitores 3-0 në shtëpi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh