AlbanianSport.com 11.10.2015 19:55
ASNN – Shqipëria për herë të parë në Evropian. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhovani De Biazi arritën të bëjnë realitet ëndrrën më shumë se 50-vjeçare për të luajtur në fazën finale të një Evropiani. Një fitore 3-0 në Jerevan ndaj Amenisë vendasi u dha kuqezinjve të drejtën që verën e ardhshme të luajnë në Francë, përkrah ekipeve më të mira të kontinentit.
Kombëtarja arriti një sukses të merituar që nisi në minutën e 9-të me autogolin e Hovhanisjan, i cili gabon në përpjekje për të larguar topin nga vija fatale. Presioni i lojtarëve shqiptarë u shtua me kalimin e minutave, duke realizuar edhe golin e dytë në mesin e pjesës së parë. Berat Gjimshiti devijoi krosimin e Ledian Memushajt duke shpërthyer edhe një herë festën e kuqezinjve dhe tifozëve të paktë që e ndoqën në Jerevan.
Një lojë e vendosur e Shqipërisë edhe në pjesën e dytë edhe pse lojtarët armenë krijuan rastet e tyre, por pa sukses. Armando Sadiku, i cilin hyri në fushë në minutën e 58-të, arriti të realizonte golin e sigurisë për Kombëtaren që tani duhet të presë vetëm shortin, për të njohur kundërshtarët që të nisë aventurën më të bukur në historinë e futbollit shqiptar.