AlbanianSport.com 17.04.2015 19:05
ASNN – Për herë të parë në histori, Kosova dhe Serbia do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje sportive.
Në fakt, hendbollistet kosovare do të luajnë kundër atyre serbe të premten në Rumani, në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Evropian të Nën-19-vjeçareve.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00, ndërsa kosovaret do t’i luajnë edhe dy të tjera në këtë turne eliminator.
Të shtunën, kosovaret do të përballen me Sllovakinë, duke filluar nga ora 19:00, kurse të dielën do ta përmbyllin këtë fushatë eliminatore me ndeshjen ndaj vendit mikpritës, Rumanisë, që do të fillojë në orën 17:00.
Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshje ndërkombëtare, me karakter garues.