Gjergj Vyshka 02.02.2016 09:35
Atletika shqiptare, pas viteve 1990, pati trashëguar pista dheu në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, “Selman Stërmasi”, në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë, por dhe diçka më të vogla edhe në qytete të tjera të vendit.
Që nga 2004-ra, kohë kur nisi rikonstruksioni i stadiumeve, që po duket se po finalizohet sot me impiantet moderne për kombëtaren e madhe, të gjitha pistat e atletikës u shumëzuan me zero.
U hoq ajo në “Selman Stërmasi”, deri diku të dëmtuara në Durrës e Shkodër, Elbasani e prishi dhe me shumë forcë është kërkuar që të vendoset pista e tartanit. Pra në një fjalë të vetme futbolli u rregullua vetë, por i “vuri kazmën” atletikë.
Ndaj dhe parë me shqetësim, kuptohet për të mos e humbur pistën e atletikës në “Qemal Stafa”, tartani i parë zyrtar në vend është vendosur aty më 2006-ën, Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Koe, e ka të qartë thirrjen e tij.
“Pistat e prishura duhet të ishin në vend tjetër dhe na i jepni ato që atletika përsëri të jetë në këmbë”, – ka këmbëngulur kreu i organizmit që qeveris atletikën botërore.