Historia e pazakontë, humbi Serinë A për shkak të… flokëve!?

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2022 19:20

ASNN – Futbollisti i përfaqësueses së Kamerunit, Benua Asu-Ekoto, rrëfen historinë e rrallë. Një futbollist i përfaqësueses së Kamerunit, i cili ka spikatur për eksperimentet e tij me stilin e flokëve, sidomos atë afrikan, ka zbuluar se ishte pranë nisjes së një aventure në Itali, por kjo dështoi për shkak të pamjes së tij të jashtme. Ish-mbrojtësi i majtë i Totenhemit, Benua Asu-Ekoto, ka zbuluar se ai kishte humbur mundësinë për të luajtur në Itali, në Serinë A, për shkak të flokëve të tij.

37-vjeçari, që tashmë është tërhequr nga futbolli, e kaloi shumicën e karrierës së tij në Premier Ligën Angleze me Totenhemin, nga 2006-ta, deri në 2015-ën, ndërsa pati edhe një periudhë huazimi edhe tek QPR-ja. Në 2015-ën, ai u rikthye në vendin e tij të lindjes, duke luajtur në Ligën 1 të Francës për St. Etienën dhe Metzin, përpara se të tërhiqej nga futbollit. Asu-Ekoto, i cili ka spikatur për eksperimentet e tij me stilin e flokëve, sidomos atë afrikan, ka zbuluar se ishte pranë nisjes së një aventure në Itali, por kjo dështoi për shkak të pamjes së tij të jashtme.

Madje ai theksoi se ky refuzim e kishte vënë në mëdyshje për karrierën e tij, gjatë së cilës ai luajti 155 ndeshje në nivelin më të lartë të futbollit anglez dhe 117 ndeshje në atë francez. “Pata biseduar me një klub italian, një klub idiot italian, – kujton Asu-Ekoto. – Ata më thanë “Shiko, ne na pëlqen ti, por do të ishte e vështirë për ne t’u shpjegonim tifozëve që po blejmë një lojtar me një model flokësh si i yti”. Jam me të vërtetë kureshtar se si do të kishte shkuar karriera ime nëse nuk kam patur këtë stil ekstravagant flokësh.”

“Mbase disa klube nuk duan të blejnë një futbollist që luan për para, – ka vijuar ai. – Por, të gjithë në futboll luajnë për paratë dhe drejtuesit e klubeve duan gjithashtu të fitojnë para.” Futbollisti i lindur në Francë zgjodhi të luante për Kamerunin në arenën ndërkombëtare, duke luajtur 24 ndeshje për “Luanët e pamposhtur”, përpara se sa mbyllte me përfaqësuesen afrikane pas Botërorit të 2014-ës në Brazil.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh